Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko - Foto: REL

Ish-presidenti i Ukrainës, Poroshenko: Putin është Hitleri i ditëve të sotme

Ish-presidenti i Ukrainës dhe ligjvënësi aktual Petro Poroshenko ka thënë se “sot është një ditë tragjike”, por se Ukraina do të mbizotërojë, raporton BBC.

Ai po fliste jashtë parlamentit ndërsa deputetët mbanin bisedime për krizën në Kiev.

Poroshenko, i cili ishte në detyrë nga 2014 deri më 2019, e krahasoi gjithashtu presidentin rus Vladimir Putin me një Hitler të ditëve të sotme.

Situata në parlamentin e Ukrainës është e tensionuar dhe ka shumë njerëz të armatosur brenda, thotë një gazetar ukrainas në ndërtesë për BBC-në.

Sot në orët e hershme të mëngjesit, Rusia ka nisur të sulmojë Ukrainën.