Ish-anëtari i LVV-së në Pejë aderon në AAK

Sami Ahmetaj, ish-anëtar i Këshillit të Lëvizjes Vetëvendosje dega në Pejë i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se Ahmetaj sot kaloi në një politikë serioze e kombëtare.

“Jam i lumtur të mirëpres në Aleancë, z.Sami Ahmetaj, ish-kryetar i pikës në Dardani të Pejës dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së. Duke cituar fjalët e tij, Samiu pas 13 viteve besim në demagogji mashtruese, sot kaloi nga populizmi në politikë serioze e kombëtare”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social facebook.

Sami Ahmetaj, anëtar i Këshillit të Lëvizjes Vetëvendosje në degën e Pejës, para pak orësh ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Ahmetaj i ka quajtur “demagogë” anëtarët e LVV-së.

“Për ju që jeni të ndershëm e me një fytyrë e kam një lajm interesant: Nga sot, nuk jam më delegat i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, nga Peja, as kryetar i Pikës në Dardani, e madje as aktivist i VV-së. Lamtumirë Albin Kurti, lamtumirë Vetëvendosje! Lamtumirë demagoga që iu besova 13 vite!”, ka shkruar ai.