Interpretimi i Thaçit për deklaratën e QUINT-it: Ndajnë kërkesat e mia

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi mirëpritur deklaratën e shteteve të QUINT-it të cilat kanë kërkuar nga liderët institucional dhe politik që të përqendrohen në luftën kundër virusit COVID – 19, duke respektuar Kushtetutën dhe kompetencat që u janë dhënë përmes saj.

Thaçi përmes një cicërime në Twitter, ka thënë beteja për luftën ndaj coronavirusit nuk duhet të përdoret si betejë politike.

“E mirëpres deklaratën e vendeve të QUINT-it që ndajnë kërkesat me ato të miat për respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve, si dhe përqendrimin në luftën kundër coronavirusit, në vend që kjo të përdoret për betejat politike. Mirëqenia e qytetarëve tanë është thelbësore për të gjithë ne”, ka shkruar presidenti.

 

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndalimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve pritet të ndahet në dy kohë të ndryshme. Nga ora 10:00 e mëngjesit deri në ora 16:00 pasdite dhe prej orës 20:00 në mbrëmje deri në ora 06:00 në mëngjes.

Ndërsa këtë vendim presidenti e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese ku ka kërkuar të vendoset masë ndaj këtij vendimi si dhe i ka shkruar letër Kurtit duke i kërkuar pezullimin e vendimit.

Përmes një deklarate të përbashkët, ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, i kanë bërë thirrje liderëve institucional dhe politik që të përqendrohen në luftën kundër virusit COVID – 19, duke respektuar Kushtetutën dhe kompetencat që u janë dhënë përmes saj.