Foto: Inspektorati i Prishtinës, 21.03.2024

Inspektorati largon shitësit ambulantë nga sheshet e Prishtinës - FOTO

Inspektorati në kryeqytet ka njoftuar se ka zhvilluar një aksion për largimin e shitësve ambulantë nga sheshet qendrore të Prishtinës, më 21.03.2024.

Sipas Inspektoratit, sheshet janë të dedikuara për qytetarët dhe se aktivitetin e tyre, duhet ta ushtrojnë në hapësirat e dedikuara për veprimtarinë e tyre.

“Sheshet janë të dedikuara për qytetarët, ndërkohë, me gjithë mirëkuptimin për nevojën e disa qytetarëve për të zhvilluar dhe punuar, aktivitetet e tyre ata duhet t’i ushtrojnë në hapësirat e dedikuara enkas për veprimtari të tilla dhe jo ne sheshet e Kryeqytetit” – thuhet në njoftimin e publikuar në “Facebook” më 21.03.2024.