Klinika Infektive QKUK - FOTO KALLXO - Mars 2020

Infektologu tregon gjendjen e të prekurve me coronavirus në Klinikën Infektive

Gjithsej 61 raste janë konfirmuar të infektuar me coronavirus në Kosovë.

Kështu janë të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

KALLXO.com ka kontaktuar me Infektologun, Salih Ahmeti i cili tregoi se gjashtë pacientë kanë gjendje më të rëndë dhe ka raste kur po përkeqësohet gjendja.

“Gjashtë nga pacientët e shtrirë në Klinikën Infektive kanë gjendje më të rënduar, kanë përkeqësime por po presim që edhe gjendja e tyre të stabilizohet.

Në anën tjetër, Ahmeti tregoi edhe për numrin e pacientëve të shtrirë në Klinikën Infektive.

“Gjithsej 24 i kemi të shtrirë në Klinikën Infektive, të tjerë janë të mbikëqyrje në shtëpitë e tyre. Kemi pranuar edhe dy persona të ri janë ata për të cilët dje është konfirmuar se janë me coronavirus, kryesisht gjendja është stabile dhe e mirë e tyre”, tha infektologu, Ahmeti.

KALLXO.com po raporton vazhdimisht në lidhje me zhvillimet sa i takon përhapjes dhe parandalimit të virusit COVID 19.

Qeveria e Kosovës mbrëmjen e kaluar ka marrë vendim i cili parasheh se që  nga dita e sotme  qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve të bëhet vetëm në kohë të caktuara.

Ky vendim u mor për të parandaluar përhapjen e pandemisë coronavirus.