Incident në RTK, punëtori i televizionit dyshohet se e sulmoi fizikisht kamerierin e bufesë

Një incident ka ndodhur më 13.03.2023 rreth orës 19:30 në hapësirën e bufesë së Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) në Prishtinë.

Një punëtor i RTK-së po dyshohet se e ka sulmuar fizikisht kamerierin e bufesë.

Rasti është raportuar në Polici.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për KALLXO.com se lidhur me rastin është intervistuar një person.

“Lidhur me këtë rast në cilësinë e personit të dyshuar nga ana e Policisë po intervistohet një person, ndërkohë që personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”- ka njoftuar ajo.

Ahmeti ka njoftuar se pas përfundimit të intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit personi i dyshuar dërgohet në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj.

Ai ka thënë se ndaj punëtorit janë marrë masa të menjëhershme, duke iu ndaluar hyrja në objektin e RTK-së.