US flags are seen in the early morning as preparations continue for the inauguration of US President-elect Joe Biden on January 20, 2021, at the US Capitol in Washington, DC. (Photo by ROBERTO SCHMIDT / AFP) (Photo by ROBERTO SCHMIDT/AFP via Getty Images)

Inaugurimi i Biden, në mungesë të njerëzve, vendosen flamuj

Një nga pikat tradicionale të çdo inaugurimi është një numër i madh i mbështetëseve për Presidentin në ardhje që mësyjnë bulevardin nga i gjithë vendi.

Kjo traditë këtë vit do jetë shumë ndryshe.

Për shkak të shqetësimeve nga COVID-19 dhe sigurisë së shtuar pas sulmeve në Capitol më 6 janar, publiku është ndaluar që të përcjell inaugurimin nga bulevardi.

Në këtë pjesë u lejohet të futen vetëm stafi i cili ka akreditim.

Në vend të njerëzve, komiteti i inaugurimit ka vendosur 200 mijë flamuj, që përfaqësojnë 56 shtetet dhe territoret amerikane.