IKSHPK: Sonte nuk ka asnjë rast me coronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), ka njoftuar se sonte nuk ka asnjë rast pozitiv me Coronavirus.

Sipas njoftimit, nga data 8 shkurt deri më sot janë testuar gjithsej 319 raste të dyshimta, ku 20 gjithsej kanë dalë pozitiv.

“Në qendrën e thirrjeve deri më tash janë pranuar në total 2.597 thirrje, ndërsa vetëm në 24 orët e fundit janë pranuar 553 thirrje telefonike”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, është bërë e ditur se nga data 1 shkurt deri më sot në Aeroportin ‘Adem Jashari’, si dhe në pikat tokësore janë depistuar gjithsej 13 mijë e 316 udhëtarë.

“Në Aeroportin “Adem Jashari” 519 udhëtarë, Merdare 4.780, Vërmicë 3.726, Jarinje 887, Dheu i Bardhë 801, Hani i Elezit 1.258, Kullë 744, Qafë Morinë 44, Bërnjak 394, Qafë Prush 28, Muçibabë 134 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Ndërsa sot gjatë ditës është konfirmuar një rast i ri me Coronavirus, ku ka dalë pozitiv një grua 55 vjeçare nga fshati Bradash i Podujevës.

Edhe një rast me coronavirus në Kosovë