Edhe një rast me coronavirus në Kosovë
18.3.2020 - 15:44
Edhe një rast i ri me coronavirus është identifikuar në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se rasti i konfirmuar është rast kontakti nga fshati Bradash i Podujevës, një grua 55 vjeçare.
Deri më tani numri ka shkuar në 20 të rezultuar pozitiv me coronavirus në Kosovë.