IKShP apelon te qytetarët të mos përdorin mjete piroteknike

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShP), përmes një apeli ka kërkuar nga qytetarët që të mos luajnë më mjete piroteknike në prag të festave të fund vitit.

“Mos luani me mjete piroteknike. Statistikat flasin për minimum 100 të lënduar rëndë e lehtë çdo festë nga hedhja e mjeteve piroteknike. Lëndimet nuk riparohen”, thuhet në reagimin në Facebook.

Tutje IKShP sugjeron qytetarët që paratë e dedikuar për mjete piroteknike të i dhurojnë për familjet e varfra.

Sot gjatë ditës edhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka kërkuar nga komunat të ndalojnë ndezjen e fishekzjarrëve.

Matoshi kërkon nga komunat ndalimin e ndezjes së fishekzjarrëve

.