Ilustrim

I vidhet vetura në Prishtinë

Një person ka raportuar në Polici se i është vjedhur vetura në Prishtinë. Rasti sipas njoftimit të policisë thuhet se ka ndodhur gjatë natës së mbrëmshme.

Sipas njoftimit të Policisë rasti është duke u hetuar.

Policia poashtu ka njoftuar se një person është arrestuar për dëmtim të pasurisë në Prishtinë.

Në njoftimin e Policisë thuhet se i arrestuari dyshohet të ketë probleme psikike.

Pas kontrollit në repartin e psikiatrisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.