Ilustrim, Arrestimi i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

I shumëkërkuari nga Bullgaria arrestohet në Kosovë

Z.K , 45 vjeçar, shtetas i Bullgarisë i cili po kërkohej ndërkombtarisht , është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Policia ka bërë të ditur se  Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit ILECU, e përkrahur dhe e mbështetur nga njësitet relevante policore, ka arrestuar të dyshuarin  i cili ishte në kërkim me urdhër arrest ndërkombëtar.

Personi i dyshuar tanimë i arrestuar Z. K, ishte i kërkuar nga shteti i Bullgarisë dhe i Belgjikës, me dyshimet se i njëjti është përfshirë në veprat penale huliganizëm dhe krim i organizuar.

Të gjitha veprimet e mëtutjeshme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente.