Ilustrim - Foto: KALLXO.com

I mituri në Prishtinë dhunon të miturën

Një rast i dhunimit është raportuar nga polica në raportin 24 orësh.

Sipas njoftimit dje rreth orës 12:00, është raportuar se një i dyshuar i moshës së mitur ka dhunuar një vajzë, poashtu e moshës së mitur.

Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që viktima të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim.

Rasti procedohet në procedurë të rregullt dhe vazhdon të hetohet.