
Ilustrim
I kanosi policët, përfundon në pranga i dyshuari
09.3.2023 - 10:32
Një person është arrestuar në Istog për kanosje ndaj zyrtarëve policorë, deri sa ishin në detyrë zyrtare.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti kishte refuzuar urdhrat e zyrtarëve policorë derisa ishin në detyrë dhe më pastaj i kishte kanosur ata” – thuhet në njoftimin e policisë.
I dyshuari, sipas policisë pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ngjarja ka ndodhur në mes të ditës këtë të mërkure.