Ilustrim

I fyeu policët shkaku i një gjobe trafiku, arrestohet një person në Prishtinë

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi i ka ofenduar zyrtarët policorë gjatë kohës kur ata po ia shqiptonin një gjobë për kundërvajtje në trafik.

Rasti ka ndodhur më 28.06.2024, në ora 05:15.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti në shenjë pakënaqësie për shqiptimin e një gjobe për kundërvajtje në trafik, kishte ofenduar dhe fyer zyrtarët policorë”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.