I dënuari në rastin ‘Kumanova’ publikon pamjet e të mbjellurave nga burgu

I dënuari në rastin e njohur në publik si ‘Kumanova’, Demë Shehu, përmes një fotografie në rrjetin social ‘Facebook’, ka publikuar pamje të perimeve të mbjellura në burg.

Shehu po vuan dënimin me burgim të përjetshëm në Maqedoninë e Veriut, pasi u shpall fajtor për terrorizëm në rastin ‘Kumanova’.

“Se kjo tokë është shqiptare dhe e bekuar nga lumi Zot, e tregon fakti se këtu mbinë të gjitha llojet e periemve. Kjo tokë e bekuar shqiptare, e ka ngjashmërinë me fushat e Myzeqes”, ka shkruar ndër të tjera Shehu.

Për veprën terrorizëm ishin dënuar gjithsej 37 persona, prej të cilëve 7 me burg të përjetshëm.