I caktohet masa e parburgimit të miturit që dyshohet se planifikoi disa sulme vrasëse në një shkollë në Pejë

16 vjeçari i cili po dyshohet se ishte duke planifikuar disa sulme vrasëse ndaj disa nxënësve në klasën e tij në një shkollë Pejë, është derguar në paraburgim për 30 ditë, pas vendimit të gjykatës.

I njëjti po dyshohet për planifikim të veprave terroriste dhe vepra penale kundër rendit kushtrtues.

Lajmin për caktimin e masës se parsburgimit e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësja e Gjykatës së Prishtinës Mirlinda Gashi.

Në anën tjetër KALLXO.com mëson se i dyshuari 16 vjeçar, ishte arrestuar nën dyshimet se kishte planifikuar që të kryente sulmet në klasën e tij dhe një informacion i tillë ishte marrë menjëherë dhe ishte trajtuar nga edhe pati një bastisje në rajonin e Pejës.

16 vjeçari sulmet kishte planifikuar t’i kryente në klasën e tij në një shkollë të Pejës.

Rasti fillimisht ishte trajtuar nga Prokuroria në Pejë e më pas për shkak të ndjeshmërisë ka kaluar në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Avokati i të miturit për KALLXO.com gjatë ditës përmendi faktin se klineti i tij nuk kishte të bënte asgjë me rastin por që ai ishte arrestuar pas një komenti që kishte postuar në rrjetin social Tik Tok.

 

Arrestohet një 16 vjeçar në Pejë, dyshohet se planifikonte vrasjen e nxënësve në klasën e tij