Arrestohet një 16 vjeçar në Pejë, dyshohet se planifikonte vrasjen e nxënësve në klasën e tij

Një operacion i gjerë kontrolli është zhvilluar dje në rajonin e Pejës, ka rezultuar me arrestimin e një 16 vjeçari në Pejë.

Burime brenda Prokurorisë kanë thënë se i dyshuari kishte plane për të kryer një sulm vrasës ndaj nxënësve në klasën e tij.

KALLXO.com mëson se rasti ishte nisur të hetohej nga Prokuroria e Pejës, por për shkak të ndjeshmërisë ai është bartur në Prokurorinë Speciale.

Prokurori Ersan Qavolli ka konirmuar për KALLXO.com se rasti është bartur tek Prokuroria Speciale.

KALLXO.com do të ju mbajë të informuar për ngjarjen.