Rrethojë burgu - Foto: REL/Shutterstock

I burgosuri në qendrën e paraburgimit në Gjilan gjendet pa shenja jete, nuk dihen shkaqet e vdekjes

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), bëri të ditur se sot rreth orës 12:40 në Qendrën e Paraburgimit Gjilan, i burgosuri me inicialet B. E. është gjetur pa shenja jeta në qelinë e tij.

SHKK përmes një komunikate për media thekson se me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues, atij mjekësor të qendrës dhe emergjecës së qytetit, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur ta kthejnë në jetë.

Tutje, potencohet se lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa SHKK ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative.

Në njoftim thuhet se autopsia do të verifikoj shkakun e vdekjes.