(Arkiv) Shaban Gogaj, i akuzuar për vrasjen e Agonis Tetajt - FOTO-KALLXO.com

I akuzuari për vrasjen e Agonis Tetajt sillet në gjykatë

Shaban Gogaj, i akuzuar për vrasjen e Agonis Tetajt ka arritur në gjykatë ku pritet të merret vendimi për këtë rast.

Gjykata e Pejës më herët ka refuzuar kërkesën për përjashtimin e trupit gjykues në këtë rast. Përjashtimi i trupit gjykues ishte kërkuar nga babai i Agonis Tetajt, Isuf Tetaj.

Në këtë situatë, trupi gjykues sot pritet të marrë vendim lidhur me rastin e vrasjes së Agonis Tetajt.

Ky trup gjykues ose do të marrë vendim për të kthyer gjykimin nga fillimi ose do të shpallet aktgjykimi për rastin e vrasjes së Agonis Tetajt.