Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Hoxhaj: Urime Albin, me dorën tënde e nise Jugosllavinë e re

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxha ka reaguar në llogarinë tij në Facebook lidhur për një vendim të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, që sipas Hoxhajt ka të bëjë me ‘nisjen e zbatimit të mini-shengenit ballkanik’.

Hoxha ka shkruar se kohë më parë kur Kurti ishte në opozitë, këtë nismë rajonale e quante Jugosllavi e re.

“E pra tani me dorën e tij e nisi Jugosllavinë e re andaj urime Albin!”, ka shkruar kreu i PDK-së, Hoxhaj.

Postimi i plotë i Hoxhaj në Facebook:

Kryeministri Albin Kurti ende pa e nisur zyrtarisht dialogun me Serbinë, sot paska marrë vendim për nisjen e zbatimit të mini-shengenit ku Kosova nuk trajtohet e barabartë me vendet e rajonit. Kohë më parë kur ishte në opozitë, këtë nismë rajonale Albini e quante Jugosllavi e re. E pra tani me dorën e tij e nisi Jugosllavinë e re andaj urime Albin!