Foto: PDK

Hoxhaj takon ambasadorin e BE-së në Kosovë: Të krijohen sa më parë institucionet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Enver Hoxhaj dhe  anëtarja e kryesisë së kësaj partie Blerta Deliu-Kodra, e kanë pritur në takim ambasadorin e Bashkimit Europian në Kosovë, Tomas Szunyog.

Sipas një njoftimi të PDK-së, gjatë këtij takimi është diskutuar për situatën aktuale politike në Kosovë, për proceset e rëndësishme që e presin vendin në vijim, zhvillimin e  dialogut Kosovë – Serbi dhe bashkëpunimin rajonal.

Hoxhaj  thuhet se ka theksuar nevojën për konstituimin  e Kuvendit dhe formimin e menjëhershëm të qeverisë pas certifikimit të rezultateve, sepse sipas tij,  qytetarët kanë nevojë për dorën e shtetit.

Ai ka bërë të ditur që PDK-ja do të vazhdojë të jetë opozitë konstruktive.

“Rezultatet e dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit  dhe pjekuria politike e partive tregon që Kosova ka demokraci të konsoliduar dhe të fortë, karshi vendeve të rajonit.”, ka thënë Hoxhaj.

Ndërkaq, ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog thuhet se ka inkurajuar PDK-në për të qenë opozitë konstruktive e pushtetit, gjë që për të cilën ka nevojë Kosova.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, PDK-ja është renditur e dyta, pas Lëvizjes Vetëvendosje.

Pas këtij procesi, PDK ka theksuar se nuk do të bëjë koalicion qeverisës me LVV-në.