Hoti viziton Dragashin, premton përkrahje për bizneset e fermerët

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë ditës së sotme ka vizituar komunën e Dragashit.

Në kuadër të kësaj vizite, Hoti është takuar me qytetarë, biznesmenë e fermerë.

Hoti ka premtuar përkrahje nga ana e Qeverisë për bizneset përmes Pakos së rimëkëmbjes ekonomike.

“Do të shikohet mundësia për të ndihmuar bizneset edhe me Pakon e rimëkëmbjes ekonomike, përmes së cilës do të lehtësohet marrja e kredive dhe financimi për bizneset”, ka thënë ai.

Në fund të qëndrimit në Dragash, kryeministri Hoti zhvilloi një takim me fermerët e zonës së Gorës në fshatin Krushevë, të cilët kërkuan nga kryeministri mbështetje për investimet në këtë zonë, duke theksuar se turizmi malor dhe infrastruktura janë të domosdoshme për këtë rajon.