Hoti: Në asnjë tavolinë nuk do të bisedohet për territorin

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një konferencë për media pas mbledhjës së Qeverisë ka folur rreth njohjes së Izraelit ndaj Kosovës dhe marrëveshjen e Uashingtonit.

Hoti ka thënë se më një njohje të tillë është thyer trendi negativ i njohjeve të Kosovës ai dhe në asnjë “tavolinë” nuk do të bisedohet për integritet territorial.

“Është një njohje tepër e rëndësishme, është njohja e parë në 3 vitet e fundit dhe është thy trendi negativ me të. Me këtë marrëveshje fuqizohet sovraniteti i shtetit të Kosovës. Ndihem i kënqaur që brenda 3 muajve të qeverisjes sone kemi arritur ti konsolidojmë miqësitë e dëmtuara. Nuk bisedohet në asnjë tavolinë për integritetin territorial, bisedohet vetëm për njohje reciproke”, ka thënë ai.

Kryeministri Hoti ka shtuar se ka bërë kërkesë për raportim menjëherë pasi Kuvendi të kthehet nga pushimi.

“Dje kam bërë kërkesë për raportim, sapo të kthehet Kuvendi nga pushimi pres që në seancat e para të raportoj për marrëveshjen në Uashtingon dhe bisedimet në Bruksel. Nuk kam dyshim që marrëveshja do të zbatohet, është lidhur në Shtëpinë e Bardhë, në vendin me kredibil”, ka thënë ai.