Hoti: Unë e marrë përgjegjësinë e plotë për rezultatin e LDK-së
Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, dhe kandidat e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër të Kosovës në zgjedhjet e mbajtura sot, në një konferencë për media në orët e fundit të ditës, tha se për rezultatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në këto zgjedhje, ai merr gjithë përgjegjësinë.
“E marrë përgjegjësinë e plotë për rezultatin e LDK-së. Në ditët në vazhdim do të flas me strukturat për procesin zgjedhor dhe rezultatin”, tha Hoti.
Hoti Kosova tha se rezultatet preliminare që LDK ka marrë nga shtabet e saja zgjedhore janë tjera, nga ato që kanë pritur. Megjithatë, ai ka lavdëruar procesin zgjedhor të mbajtur në Kosovë, duke e konsideruar atë edhe një test demokratik të dhënë nga shoqëria e Kosovës.
Ai ka falënderuar LDK-në, për siç tha ‘besimin e dhënë’ për të qenë në ballë të këtyre zgjedhjeve e për të kërkuar besimin e qytetarëve.
“Si kryeministër në detyrë do të kujdesem që të kemi mbarëvajtje të mirë të punëve deri në krijimin e qeverisë së re”, ka thënë Hoti në një adresim medial fare të shkurtër.