Seanca e Kuvendit më 4 qershor 2020, FOTO: Kuvendi i Kosovës

Homologimi i veturave nxit debat e polemika mes deputetëve

Kuvendi i Kosovës ka diskutuar për Projektligjin për ndryshim plotësimin e Ligjit për Automjete.

Hekuran Murati nga Grupi Parlamentar i LVV tha se e kanë ndërmarrë nismën ta bëjë ndryshimin e Ligjit për Automjete qëllimi i të cilit është të ndryshohet një nen në mënyrë që, sipas tij, të hiqet obligimi për homologim për mjetet rrugore të reja që kanë certifikatë konformiteti si dhe për automjetet rrugore të përdorura që importohen nga vendet që kanë standarde të ngjashme me Republikën e Kosovës siç janë vendet e Bashkimit Evropian, Zvicra de Norvegjia.

“Detyrimi nuk paraqet ndonjë vlerë të shtuar për qytetarët por vetëm zhvatje sespe veturat veçse përmbushin standartet e qarkullimit në rrugët e RKS në anën tjetër kjo përbën barrë të panevojshme financiare në xhepin e qytetarëve sepse në emër të kësaj procedure të panevojshme ata detyrohen të paguajnë rreth 4 milionë euro në vit”, tha ai duke shtuar se këto para shkojnë te një kompani e vetme, kompania “Devolli”.

Murati tha se ky projektligj është tepër i thjeshtë e ka vetëm një nen.

“Ata që janë për janë për, janë për t’i mbrojtur interesat e qytetarëve dhe Republikës, ata që janë kundër janë për të mbrojtur interesat e Devollit. E kemi Republikën përballë një koroprate”, përfundoi Murati.

Arben Gashi, shef i Grupit Parlamentar të LDK-së, tha se ky projektligj është shumë keq i arsyetuar dhe gabimisht i shkruar.

“Mjetet e reja që importohen dhe kanë certifikatë të konformitetit nuk kanë nevojë me bo procesin e homologimit, kjo çështje është me akt nënligjor, edhe unë pjtohem që kjo me kanë normë. Paragrafi tjetër mjetet rrugore që importohen nga vedet e BE, Zvicra dhe Norvegjia, kjo nënkupton që mjetet që vijnë duke u vozit në Kosovë nuk kanë nevojë me pas homologimin ndërsa ato që vijnë të importuara me transport me kamion ato duhet me kalu procesin e homologimit”, tha Gashi.

Gashi tha se ky ligj nuk zgjidh asgjë.

“Ka një proces monopoli të një kompanie qe sa vite, por ky projektligj nuk e zgjidh këtë problem. Ligji duhet të sjellet dhe të rishikohet në tërësi. Unë dhe LDK kemi problem sepse ky projektligj nuk ka mendim të qeverisë. Ne përmbahemi nga votimi. Kërkojmë mendimin e qeverisë për këtë punë dhe mendojmë që tregui i automjeteve në Kosovë duhet të liberalizohet sidomos pjesa e homologimit”, tha ai.

E Murati u kundërpërgjigj duke thënë se projektligj e heq homologimin.

“Më vjen keq që zoti Gashi ka marr detyrën mi përfaqësu interest e Devollit. U përmend që qeveria nuk o konsultu qeveria i ka pas 30 dite kohë për mendim”, tha ai.

E Gashi tha se “kom pas respekt për Hekuranin kom pas mendimq që është djal i mirë por koka shumë djal i keq, po mashtron haptas ky është ligj bash për Devollët”, tha ai.