Homazhe në Gllogjan për Epopenë e Dukagjinit dhe për të rënët e masakruarit e Kotlinës së Kaçanikut

Në 26-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit, u bënë homazhe në Kompleksin e varrezave “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan.

Në homazhe ishin kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, deputetë të Kuvendit e anëtarë të Kabinetit Qeveritar, sipas një komunikate të Kuvendit të Kosovës.

Konjufca vendosi lule në varreza e vizitoi muzeun e Kullës, në kuadër të kompleksit.

“Epopeja e Dukagjinit shënon betejën frontale të 24 marsit 1998 midis UÇK-së dhe forcave serbe, pasi këto të fundit kishin sulmuar Gllogjanin, njërën nga bazat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”- thuhet mes tjerash në komunikatë.

Konjufca homazhe bëri edhe në Kotlinë të Kaçanikut për të nderuar dëshmorët, të vrarët e të masakruarit nga forcat serbe më 24.03.1999.