Policia e Kosovës

Heroinë, kokainë e para të gatshme sekuestrohen në një veturë në Obiliq

Janë sekuestruar 18.6 gramë heroinë, 9.4 gramë kokainë, një komplet letra me mbështjellëse dhe para të gatshme në një veturë në Obiliq.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur dje në orën 1:15.