Haxhiu i shkruan letër ministres serbe të Drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i është drejtuar me një letër ministres serbe të Drejtësisë, Maja Popoviq. Haxhiu me këtë letër ka kërkuar që kosovarët që po mbahen në burgje të Serbisë, të kthehen në Kosovë dhe të gjykohen këtu.

Ajo në rrjetin social Facebook, ka shkruar se Nezir Mehmetaj, Hasan Dakaj, Sadik Duraku dhe Tefik Mustafa, duhet kthyer në Kosovë për t`u gjykuar drejtë dhe paanshëm nga institucionet e drejtësisë në Republikën e Kosovës.

“Javën e kaluar kam kërkuar nga ministrja serbe e Drejtësisë që të transferohen qytetarët tanë që mbahen në burgjet serbe. Nezir Mehmetaj, Hasan Dakaj, Sadik Duraku dhe Tefik Mustafa, duhet të kthehen në Kosovë për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm nga autoritetet”- ka shkruar ministrja Haxhiu.

Në letrën drejtuar ministres serbe, Haxhiu ka përmendur edhe marrëveshjen bazike për normalizimin e marrëdhënieve mes ty shteteve.