Haradinaj përsërit: Shpresojmë që lajmi për liberalizimin e vizave të ndodhë para Krishtlindjeve

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përsëritur se shpreson që lajmi i mirë për liberalizimin e vizave të kumtohet para Krishtlindjeve, përkatësisht para 25 dhjetorit.

Sipas tij, ende nuk është e konfirmuar që kjo të ndodhë para festave të fundvitit.

“Po punojmë sikurse e dini, javën që shkoj kemi pasur një delegacion të ministrisë së brendshme gjermane. Shpresoj që të marrim lajmin e mirë para Krishtlindjeve. Nuk është e konfirmume, kemi punu, kemi rënë dakord që mos të premtime mediale por po presim në këtë drejtim”, deklaroi Haradinaj në një konference për media, të hënën.

Kujtojmë se Haradinaj edhe tashmë një vit ishte zotuar se kosovarët do të mund të lëvizin pa viza para përfundimit të vitit 2018.

Haradinaj: Liberalizimi i vizave para Vitit të Ri