Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Haradinaj mbështet vendimin e Qeverisë për krijimin e Fondit të Sigurisë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se mbështet vendimin e Qeverisë së Kosovës për krijimin e Fondit të Sigurisë.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se “Agresioni rus në Ukrainë dhe pozicionimi i qartë i Serbisë krahas Putinit dhe Rusisë, është kërcënim serioz për sigurinë në Ballkan, veçanërisht në vendin tone”.

“Në këtë frymë, mbështes vendimin e Qeverisë për krijimin e Fondit të Sigurisë, kërkesë kjo e vazhdueshme e Aleancës dhe e imja. Besoj që ky vendim i qeverisë duhet të shndërrohet edhe në Ligj i cili do të votohej në Kuvend”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se është marrë vendim për themelimin e Fondit të Sigurisë së Kosovës.

Themelohet Fondi i Sigurisë së Kosovës