Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Hana Xhemajli: Laboratorëve që falsifikojnë teste duhet t'u hiqet licenca

Hana Xhemajli, hulumtuese e politikave shëndetësore, ka thënë në “KALLXO Përnime” se laboratorët që falsifikojnë teste të COVID-19 duhet ta humbasin licencën menjëherë.

Sipas saj, nuk mjafton që të mbyllen vetëm përkohësisht.

“Ky është problem unik i yni dhe nuk është problem vetëm identifikimi i laboratorëve sepse dihen ato që kanë falsifikuar, por problemi është se pse ato laboratorë qëndrojnë të hapura përsëri sepse nëse kanë falsifikuar pse duhet të mbeten hapur më. Nëse një laborator ka lëshuar teste të falsifikuara ai duhet të humbasë menjëherë licencën dhe s’duhet të jetë më e komplikuar”, është shprehur Xhemajli.

Në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet debati për testet COVID-19, dukurinë e falsifikimit të tyre si dhe mungesën e një sistemi digjital të regjistrimit të testeve.