Bedri Hamza

Hamza: Qeverisë po i mungon qartësia dhe përgjegjësia

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, në seancën e jashtëzakonshme për heqjen e tarifës 100 për qind ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, ka thënë se taksa është pasojë e rezultat i veprimeve të Serbisë në raport me Kosovën.

“Taksa është pasojë është rezultat i veprimeve të Serbisë në raport me Kosovën. Nuk kanë gjetur guxim që të kërkojnë falje për viktimat e dhunës viktimat e dhunës seksuale të pagjeturit, e shumë të tjera. Serbia nuk ka zbatuar marrëveshjen për energjinë, marrëveshjen për diploma, kadastra, hapja e urës mbi lumin Ibër. Duke mos u mjaftuar me to, ka zhvilluar një luftë agresive për tërheqjen e njohjeve’, ka thënë Hamza.

Hamza ka shtua se përkundër të gjithave, Republika e Kosovës është shtet paqedashës që do marrëdhënie të mira me të gjitha shtetet e në veçanti me fqinjët.

“Deri këtu kemi arritur bashkë edhe besoj fort se e ardhmja e sigurt e vendit tonë qëndron në partneritet me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian. Kur duhet të kemi vendim për taksën duket me patjetër të kemi parasysh përkushtimin e shtuar dhe vëmendjen e përqendruar ndaj Kosovës të administratës së presidentit Trump, konkretisht përfaqësuesit të SHBA-asë, Richald Grenell”, ka thënë Hamza.

Ai tutje ka shtuar se ky përkushtim i obligon të veprojnë në koordinim me interesat gjeopolitike në rajon por edhe t’i përshtatet atyre me veprime konkrete dhe afate kohore.

“Të gjithë ato që ne dëshironim si shtet t’i arrinim përmes taksës sot ne nuk duhet t’i lëmë në gjysmë. Parimisht ne kishim të drejtë kur e vendosëm taksën, por që ne të vazhdojmë edhe më me efikasitet që të zhvillojmë ekonominë tonë. Duhet të jemi në koordinim me SHBA-në dhe partnerët e tjerë”, ka thënë Hamza.

Ai tutje ka thënë se qeverisë së tanishme po i mungojnë qartësia dhe përgjegjësia, vlera këto për të cilat Hamza thotë se ka nevojë politika jonë.

“Sot politika jona ka nevojë për qartësi dhe përgjegjësi, që të dyja këto vlera po i mungojnë kësaj qeveria. Ju nuk e keni guximin, sepse nuk jeni as gati as bashkë si partner përballë qytetarëve”, ka thënë Hamza.

Sipas Hamzës, qeveria e tanishme nuk ka as plan të përgjithshëm e as plan konkret.

“Kjo qeveri nuk ka plan as të përgjithshëm, as konkret. Ne dëshirojmë që të shtrojmë këtë çështje përtej taksës, a janë të përgatitura institucionet, a kanë planë të qartë për dialogun, a janë të përgatitura dhe të gatshme për marrëveshjen finale, e cila do ti hapte dhe do të përshpejtonte rrugën e Kosovës drejt Integrimit Evropian, anëtarësimit në NATO, dhe anëtarësimin në OKB”, ka thënë Hamza.

Kjo seancë është thirrur me kërkesë të 41 deputetëve të opozitës.

Kryeministri Kurti ka paralajmëruar se më 15 mars do ta heqë tarifën ndaj lëndës së parë nga Bosnja e Serbia.

Tarifa ndaj mallrave serbe u vendos në nëntor 2018 nga ish-Qeveria Haradinaj.

Ky i fundit ka bërë thirrje disa herë që tarifa të mos hiqet deri në njohjen e Kosovës shtet nga Serbia.