Hajnat vjedhin dy pllaka të shporetit dhe dy bukëpjekës elektrik

Një person ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë hapur me forcë derën e shtëpisë së tij.

Si rrjedhojë, ai ka thënë se kanë vjedhur dy pllaka të shporetit elektrik si dhe dy bukë-pjekëse elektrike.

Rasti mbetet nën hetime.

Vjedhja ka ndodhur në Çagllavicë, Graçanicë.