Hajnat i hynë në shtëpi kryetarit të Autoritetit të Konkurrencës, i vjedhin televizor, laptop e dy karikatorë të armës

Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, ka njoftuar para pak minutash se hajnat i kanë hyrë në shtëpi, ku kanë vjedhur gjësende të ndryshme.

Rastin Prestreshi e ka bërë publik në profilin e tij në Facebook.

Ai ka thënë se ka ftuar Policinë dhe së bashku me Forenzikën kanë konstatuar vjedhjen e një televizori, një laptopi dhe dy karikatorëve të armës.

Prestreshi ka falenderuar Policinë për punën profesionale.

Ai ka publikuar foto nga shtëpia, ku shihen dhomat të tërat rrëmujë si rezultat i kontrollit nga hajnat në kërkim të gjërave me vlerë.