Hajnat hyjnë në shtëpi dhe vjedhin para, ari dhe dy armë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Ferizaj ka ndodhur një vjedhje e rëndë ku persona të panjohur kanë hyrë me forcë në një shtëpi, kur pronarët nuk ishin aty dhe kanë kryer vjedhjen.

Sipas Policisë, të dyshuarit kanë vjedhur para të gatshme, stoli ari dhe dy armë të cilat ishin me leje.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij deri sa ai nuk ishte aty dhe kanë vjedhur para të gatshme stoli ari dhe dy armë të cilat i kishte me leje” – thuhet në raportin e policisë.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Sipas policisë është informuar edhe prokurori.