Grumbulluan nga 9 pikë negative, dy shoferëve iu morën patentë shoferët, njërit për 1 vit, tjetrit për 9 muaj

Pasi që grumbulluan nga 9 pikë negative, Policia e Kosovës ua ka hequr patentë shoferët dy shoferëve nga Prizreni.

K.H. i lindur më 2002, i është hequr patenta për një vit, e B.K., i lindur më 2004, i është hequr patentë shoferi për 9 muaj.

“Kur pikët negative grumbullohen si pasojë juridike të vendimeve të plotfuqishme, për shoferin e mjetit që ka shkaktuar kundërvajtje të caktuara, sipas ligjit Nr. 05/L-088 për Rregullat e Trafikut Rrugor, në bazë të numrit të pikave të grumbulluara negative (nëntë (9) pikë negative), pason marrja e përkohshme e patentë shoferit për kohën e caktuar bazuar në pikëte grumbulluara” – ka njoftuar Policia.

Policia e Kosovës thotë se mbetet e përkushtuar për të ofruar siguri në çdo kohë, në çdo vend dhe për të gjithë qytetarët pa dallim.