Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi - Foto: Kryeministria.al

Grumbulloi njerëz, dënohet ministri për thyerjen e masave anti COVID

Ministri i Turizmit në Shqipëri, Blendi Klosi është gjobitur me masë administrative 5 milionë lekë pasi ka organizuar një aktivitet duke grumbulluar persona, në kundërshtim me masat kundër COVID-19.

Takimi u bë një ditë më parë ku shumë të rinj që ishin anëtar të Partisë LSI kanë kaluar tek Partia Socialiste.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, shtetasin K. H., pronari i subjektit, pasi ka lejuar zhvillimin e këtij aktiviteti në subjektin në pronësi të tij, në kundërshtim me Aktin Normativ.

Kujtojmë se ka qenë vetë kryeministri Edi Rama i cili pak ditë më parë ka bërë thirrje policisë që të mos tolerojnë asnjë politikan qoftë edhe nga kabineti qeveritar që është në shkelje me masat anticovid.

Ndërkohë takimet elektorale në shkelje të masave anticovid të Lëvizjes Socialiste për Integrim janë monitoruar nga policia. Dy ditë më parë ndodhi edhe një përplasje verbale mes policisë dhe drejtueses së LSI Monika Kryemadhi. Ndërsa dje policia ka njoftuar gjobitjen me 5 milionë lekë të ish-deputetit të LSI Endrit Braimllari.

Është gjobitur me 5 milionë lekë edhe organizatori i një takimi me Presidentin Ilir Meta në Durrës. Ai është Avdulla Deliallisi, drejtues i shoqatës ”Durrësi autokton”. Pasditen e dy ditëve më parë në sallën e teatrit ”Aleksandër Moisiu” të qytetit u zhvillua një ceremoni festive gjatë se cilës u nderua nga Presidenti i Republikës me titullin ”Nderi i kombit” pas vdekjes arkeologu Vangjel Toci.

Në Divjakë dy lokale morrin nga 1 milionë lekë gjobë sepse kishin organizuar në ambientet e tyre mitingje politike të organizuara nga Partia Demokratike./TopChannel.