Grenell sulmon sërish Albin Kurtin

Ish i dërguari i ish-presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka vazhduar me sulmet e tij ndaj liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.

Ai përmes rrjetit Twitter ka shpërndarë një shkrim ku Kurti kishte thënë se do votonte për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Grenell ka thënë se kjo duhet të dënohet nga administrata e Joe Bidenit.

“Kjo duhet të dënohet nga Biden dhe administrata e tij. Pse po flet Albin Kurti për shkatërrimin e vendit të tij,” ka shkruar Grenell.

Richard Grenell edhe para pak ditëve kishte reaguar lidhur me deklaratat se Qeveria e re do ta rishqyrtojë vendin e ambasadës së Kosovës në Izrael, duke thënë se Albin Kurti ka qenë gjithmonë një anti-amerikan.

Grenell vazhdon kritikat ndaj Kurtit