Grenell vazhdon kritikat ndaj Kurtit

Ish- i dërguari amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi,  Richard Grenell, pasi e quajti anti- amerikan kandidatin për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar kohën kur Kurti hidhte gaz lotsjellës Kuvend për ta kundërshtuar miratimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

“Albin Kurti ka hedhur gaz lotsjellës në Parlamentin e Kosovës në përpjekje për të penguar demarkacionin me Malin e Zi, që mbështetej nga presidenti Obama. Edhe Joe Biden e kishte ftuar Kurtin në atë kohë ta mbështeste demarkacionin – e ai përdori terrorizmin”, ka shkruar Grenell në ‘Twitter’.

Sot, Grenell, përmes një postimi në ‘Twitter’ e ka akuzuar Kurtin se ka qenë gjithmonë anti-amerikan si dhe sipas tij, Kurti ka qenë kundër politikave të ShBA-së të disa prej ish-presidentëve.

Ish-këshilltarja e Kurtit i reagon Grenellit

.