Gramoz Vokrri kandidat për të parin e FFK-së

Djali i legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, Gramoz Vokrri, edhe zyrtarisht është kandidat për të parin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Këtë e ka konfirmuar vetë Vokrri përmes një postimi në Facebook.

“Të nderuar, Futbolldashës, futbollistë, punonjës sportiv dhe ju donatorë të klubeve të futbollit në vend ndër vite, të gjithë pa dallim. Pas mbështetjes që më ofruan një numër i konsiderueshëm i klubeve, ju njoftoj se nesër në ora 11:00 do të bëhet deponimi i nënshkrimeve, nënshkrime këto që më bëjnë edhe zyrtarisht kandidat për Kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës”, ka shkruar Vokrri.

Djali i Vokrrit flet për mundësinë e kandidimit për të parin e FFK-së