Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Grafite fyese në shtëpinë e deputetes Adelina Grainca, LVV akuzon PDK-në

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) po e akuzon Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) për disa grafite që janë bërë në muret e shtëpisë së deputetes së LVV-së, Adelina Grainca, në komunën e Ferizajt.

Në mediat vendore po raportohet se persona të panjohur kanë shkruar grafitë fyese në drejtim të Graincës me fjalët “Bijat i shesim, votën e qesim”.

KALLXO.com ka kontaktuar Policinë e KIosovës në Ferizaj mirëpo të njëjtit kanë thënë se nuk kanë informacione deri më tani për këtë rast kurse deputetja Grainca ka qenë e paqasshme përmes telefonit.

Kurse deputetja nga radhët e LVV-së, Tinka Kurti ka deklaruar se  “ajo çka ka bërë PDK në muret e shtëpisë së deputetes Adelina Grainca është krim”.

“ PDK-së nuk po i dhemb veç pse një grua e ka braktisë grupin e tyre por sepse një grua mundet me pasë guximin që ata nuk e kanë. Kur gratë e zgjedhin të drejtën e të dobishme burrave të zhytyr në llum iu zihet fryma.  Le të mësohen me e pa votën e deputEteve si të lirë e të pavarur. Me i pa deputetet si të tilla dhe jo të manipulueshme. Boll me seksizëm. Në ferrin e tyre djalli është personazh pozitiv”, ka shkruar ajo në Facebook.

Deputetja Adelina Grainca nga PDK-ja ka kaluar në LVV, në ditën kur është votuar Vjosa Osmani për presidente. Ajo ka marrë pjesë në votim për zgjedhjen e Osmanit, në Kuvendin e Kosovës.