Kurti prezanton deputeten që ia mori PDK-së

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka prezantuar deputeten më të re që tashmë u bë pjesë e partisë që ai drejton e që deri dje ishte pjesë e Kuvendit të Kosovës si anëtare e Partisë Demokratike të Kosovës.

Në një postim në Instagram, Kurti tha se me Adelina Graincën do të punojnë për progresin e gjithmbarshëm.

“Deputetja më e re e Kuvendit të Republikës, znj. Adelina Grainca, na u bashkua sot në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Ajo është në përfundim të studimeve Master në Universitetin Amerikan në Kosovë. Do të punojmë bashkë për progresin e gjithmbarshëm”, ka shkruar Kurti në Instagram.

Ndërkohë, PDK ka reaguar pasi Grainca kaloi në LVV.

Reagon PDK, thotë se Albin Kurti i ofroi para deputetes Adelina Grainca

www.kallxo.com