Grabitje e rëndë në Zveçan

Një grabitje e rëndë është regjistruar mesnatën e së hënës në fshatin Lovaç të Zveçanit. Sipas policis disa persona janë futur në shtëpinë e një gruaje të cilën e kanë sulmuar fizikisht dhe nënë kërrcënimin e armëve i kanë grabitur para. Policia nuk ka njoftuar për shumën e parave përderisa ka thënë se viktima ka kërkuar ndihmën e mjekut.