Foto-ilustrim

Goditet një këmbësor në Barilevë, dërgohet në QKUK

Një këmbësor i moshës 22-vjeçare është goditur sonte nga një veturë në fshatin Barilevë.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka treguar se incidenti ka ndodhur në ora 19:30.

“Rreth orës 19:30,  në fshatin Barilevë ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një automjeti dhe një këmbësori.  Si pasojë e aksidentit këmbësori i moshës 22 vjeç  ka pësuar lëndime dhe i njejti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, tha Borovci.

Ai shtoi se me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal.