Glauk Konjufca paralajmëron shkarkime tjera në MPJ

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, paralajmëroi shkarkime tjera në këtë ministri, dy javë pasi shkarkoi 12 konsuj.

Këtë paralajmërim, Konjufca e bëri gjatë një tryeze të organizuar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS).

Konjufca tha se vendimi për këto shkarkime pritet të merret sot pasdite.

Shumë nga konsujt e shkarkuar dolën të kenë lidhje politike apo familjare me parti apo zyrtarë të lartë politikë.

“Në MPJ je bërë diplomat pa konkurs dhe pa hyrë fare në MPJ. Kjo ka ndodhë dhe për këtë arsye nuk kam pasë qare pa i kthy 14 veta të cilët janë emëruar pas dorëheqjes së qeverisë”, tha Konjufca.

“Do të ketë shumë vendime të kësaj natyre. Bile sot kemi me pasë një në orën 13. Do ta marr një vendim të cilin nuk mund ta ndaj me ju por do të jetë vendim për restaurimin e ligjit. Kanë ndodhë shkelje të tmerrshme sidmos gjatë qeverisë së kaluar”, shtoi ai.

MPJ komenton punësimin e nipit të Sami Lushtakut si konsull

Në këtë konferencë, Konjufca kritikoi Bashkimin Evropian kur foli për fushatën e Serbisë për tërheqjen e njohkjeve të Kosovës.

“Një proces shumë i rëndësishëm i BE-së po keqpërdoret nga Serbia dhe nuk kemi parë asnjë reagim të BE-së”, tha Konjufca.