Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Glauk Konjufca ia dorëzon detyrën e presidentes Vjosa Osmanit

Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Glauk Konjufca, ia ka dorëzuar detyrën presidentes së sapozgjedhur të Kosovës, Vjosa Osmanit.

Konjufca tha se Osmani është avokate e pakompromis e interesesave të kombit shqiptar.

“Duke e njohur nga afër Vjosa Osmani-Sadriun e cila u zgjodh presidente e Repubikës së Kosovës prej deputetëve sot nuk kam dyshim që këtë përgjegjësi që po e merr do ta kryejë me nderin dhe respektin më të lartë për popullin që e përfaqëson”, tha ai.

Konjufca tha se si kryetar i Kuvendit do të ketë bashkëpunim të afërt me Osmanin, për interesa të shtetit.

Konjufca në fund i dhuroi lule Osmanit duke i thënë se “kurrë nuk është boll me i dhënë lule një zonje si ju”.

Kurse, Osmani fillimisht falënderoi mediat për raportimin disa orësh.

Presidentja shtoi se është e bindur që bashkëpunimi ndërmjet insitutcioneve do të thellohet.

“Dera e këtij insittucioni do të jetë e hapur për të gjithë”, theksoi ajo.

Vjosa Osmani të dielën u zgjodh presidente e Kosovës me 71 vota për nga Kuvendi i Kosovës.