Gjykimi për shpërthimin në lokalin e berberit, polemika për dëgjmin e përgjimeve

Gjykimi ndaj 11 të akuzuarve për rastin e shpërthimit në lokalin e berberit “Rizza Hair Salon” dhe “Missini” në  fazën e administrimit të provave materiale ka hasur me disa polemika, kur prokurori Burim Qerkini kërkoi që provat e propozuara në aktakuzë, siç ishin masat e fshehta dhe CD-t nga vendi i ngjarjes të konsiderohen të administruara, kurse i akuzuari Adhurim Krasniqi kundërshtoi.

Krasniqi tha se prokuroria në transkriptimin e audio-incizimeve kishte transkriptuar vetëm pjesët që organit të akuzës i konvenonin, kurse pjesët e tjera nuk i ka transkriptuar për të cilat sipas tij, vërtetohet pafajësia e të akuzuarve.

Për këtë rast të akuzuar janë pos Krasniqit janë edhe Lundrin Beqiri, Bekë Salihaj, Valdrin Beqiri, Arianit Pllana, Kreshnik Kurti, Fidan Canolli, Adnan Murtezi, Gentrit Ismajli. Diar Raçi dhe Egzon Cakolli, për veprime përgatitore për “Vrasje të rëndë”, pjesëmarrje në grup kriminal, detyrim, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm e vepra të ngjashme penale.

Duke u gjendur në këtë situatë ku të akuzuarit kërkonin që të shikoheshin video-incizimet dhe të dëgjoheshin në tërësi audio-incizimet që ishin siguruar nga masat e fshehta, gjykata urdhëroi prokurorinë që të bëjë precizimin në minutazhë të provave.

Kësaj polemike i parapriu edhe një dokumentacion tjetër i prokurorisë, i cili nga mbrojta konsiderohej se nuk i’u ishte paraqitur asnjëherë. Bëhej fjalë për aktvendimin për fillimin e hetimeve e cila kishte filluar fillimisht për Arianit Pllanën e që më pas ishte zgjeruar për të akuzuarit e tjerë.

Me të filluar seanca e së hënës më datë 04.04.2024 në cilësinë e dëshmitarit u dëgjua Shkëlqim Salihu.

Salihu tha se qëndron në tërësi pranë deklaratës që e kishte dhënë në polici me datë 01.08.2024 duke vazhduar deklarimin e tij se të akuzuarit Valdrin Beqiri, Lundri Beqirin dhe Arjanit Pllanën i kishte shokë.

Dëshmitari Salihu tha se ka dëgjuar për shpërthimin nga lajmet e publikuara në mediat online.

Rasti është duke u gjykuar në Departamentin Special të Gjykatës së Prishtinës, kryesuar nga gjyqtarja Suzana Qerkini me anëtarët Vesel Ismaili dhe Violeta Namani.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, në mesin e vitit 2022, të akuzuarit kanë marrë pjesë në me veprimet e tyre kanë marrë pjesë në veprimtarinë kriminale të grupit për përfitime pasurore të kundërligjshme apo për qëllime të grupit për të kryer një apo më shumë vepra penale.

Sipas aktakuzës i pandehuri Arianit Pllana, më 06.06.2022, ka marrë urdhër detyrë nga i pandehuri Lundrim Beqiri i njohur me nofkën “Haveri”, që për qëllim të përfitimit pasuror të kundërligjshëm t’ia hedhë një grandë dore te lokali i të dëmtuarit “Missini” me qëllim që i njëjti t’i paguajë shumën prej 10 mijë euro, ku në të njëjtën ditë i është hedhur granada e dorës, por që nuk ka pasur pasojë në njerëz por vetëm në dëme materiale.

Kurse më 18.06.2022 të pandehurit Fidan Cakolli e Diar Raçin kanë marrë detyrën nga i pandehuri Adhurim Krasniqi, Bekë Salihaj dhe Valdrin Beqiri që për motive të ulëta përfshirë dhënien e dëshmisë në një procedurë penale nga (Riza Bajrami), me datën 19 .06.2022 të hedhin mjete shpërthyese tek lokali i tani të dëmtuarit Riza Bajrami (në këtë rast) i cili është pronar i biznisit “ Riza Hair Salon”. Të njëjtit kanë hedhur koktej molotovi.

Më 20.06.2022, i akuzuari Arianit Pllana kishte marrë përsipër detyrën nga Valdrin Beqiri dhe Adhurim Krasniqi, që ta privojnë nga jeta Riza Bajramin, ku nga kanë ndërmarrë të gjitha veprimet përgatitore duke  siguruar mjetet për ta përfunduar vrasjen (e cila kishte dështuar më 19.06.202219). Vrasje e cila ishte parandaluar që të kryhet pas veprimeve të masave të fshehta që kishte bërë Policia.

Aktakuza shpjegon tutje se me 22 qershor të vitit 2022, të pandehurit Fidan Cakolli, Diar Raçi dhe Gentrit Ismajli kanë ndërmarrë veprimin e sulmit të dytë me granatë dorë te lokali i njëjtë i të dëmtuarit Riza Bajrami në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Granatën e dorës në sulmin e dytë thuhet se e ka hedhur Gentrit Ismajli dhe bashkë më të kishte qenë edhe i akuzuari Diar Raçi. Sipas Prokurorisë dëme në njerëz nuk ka pasur përpos në tri makina.

Ismajli së bashku me Fidan Cakollin dhe Diar Raçin urdhërat i kishin marrë nga  i pandehuri Bekë Salihaj, Adhurim Krasniqi dhe Vladrin Beqiri. Granata e dorës ishte siguruar nga Fidan Canolli përmes të pandehurit Adnan Murtezi. Roli i Cakolli ka qenë që të vërtetoj se si ka ndodhur sulmi me video-incizim të vendit ë ngjarjes. Video e cila do ti dërgohej të akuzuarit Adhurim Krasniqi.

Ndërsa sipas aktakuzës roli i Adnan Murtezit ishte që pas komunikimit me të pandehurin Adhurim Krasniqi dhe Valdet Beqiri që pas sigurimit të granatës së dorës për të pandehurit e tjerë do të kryente edhe pagesën për ekzekutorët e sulmit.

Kurse i pandehuri Lundrim Beqiri me 28.06.2023 pas dyshimit të sulmit të datës 06.06.2022  te lokali “Missini”, përsëri ka dhënë urdhër tek personat e tjerë ti hidhet përsëri granatë dore tek lokali e që qëllim ishte të detyrojnë të pronarin të paguaj shumën prej 10 mijë euro.

Sipas aktakuzës sulmi në lokalin “Missini” ka ndodhur dy herë, me datë 06.06.2022 dhe me 28.06.2022.

Për këto veprime të pandehurit akuzohen për pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar, veprime përgatitore për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe shkaktimit i rrezikimit të përgjithshëm si dhe detyrim.

Për deklarim të rremë është i akuzuari Arianit Pllana, ashtu që i njëjti me datën 16.11.2018 në zyret e prokurorisë së shtetit ka dhënë dëshmi të rreme, në një procedurë tjetër penale. Bëhet fjalë për rastin e vrasjes së Oliver Ivanovqi, duke përfshirë të akuzuarin Ndelejko Spasojeviq se kinse të njëjtin e ka parë me datë 15.01.2018 në vendin ku ishte gjetur vetura e djegur “Astra”, e cila dyshohet se ishte kryer vepra penale.

Pllana e kishte konfirmuar këtë edhe në procesverbali e identifikimit të mbajtur nga Policia e Kosovës, edhe se e ka ditur se në të njëjtën datë 15.01.2018 nuk ka qenë fare në vendin e ngjarjes por i njëjti ka qenë nën masën e paraburgimit në qendrën e paraburgimit në Pejë.

I njëjti në seancën dëgjimore me datën 27.05.2022 para trupit gjykues ka pranuar se nuk ka dëshmuar të vërteten me arsyetimin, se ka qenë nën masën e paraburgimit në kohën kur a dëshmuar për atë rast.

Lundrin Beqiri akuzohet edhe për posedim të narkotikëve.

01.12.2021 Policia e Kosovës e kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Beiqirit pasi i njëjti ishte i akuzuar për vrasje në një rast tjetër.