Gjykata vendos për shtetasin rus që u arrestua në Leposaviq

Gjykata e Mitrovicës i ka shqiptuar urdhër ndëshkimor shtetasit rus i cili dyshohej se kaloi ilegalisht kufirin nga Serbia për në Kosovë dhe i njëjti u dëbua nga Kosova me vendim të gjykatës.

Tënjëjtin, Gjykata e ka dënuar me gjobë dhe është larguar nga territori i Kosovës, ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësja e gjykatës së Mitrovicës, Lumnije Surdulli.

Sipas saj, i njëjti ka paguar dënimin me gjobë i cili i është shqiptuar.

Për të njëjtin Prokuroria e Mitrovicës kishte ngritur aktakuzë të drejtpërdrejtë.

Ngritjen e aktakuzës e kishte konfirmuar Valon Preteni, zëdhënësi i prokurorisë së Mitrovicës.

Një shtetas rus është arrestuar gjatë ditës së premte në njërën nga pikat e monitoruara nga policia, Zërnosek në Leposaviq nën dyshimin për kalim të paautorizuar të kufirit.

Policia ka njoftuar se i dyshuari me automjetin e tij kishte kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia për në Kosovë.

Arrestohet një shtetas rus në Leposaviq