Foto: Ilustrim

Arrestohet një shtetas rus në Leposaviq

Një shtetas rus është arrestuar gjatë ditës së djeshme në njërën nga pikat e monitoruara nga policia, Zërnosek në Leposaviq nën dyshimin për kalim të paautorizuar të kufirit.

Policia ka njoftuar se i dyshuari me automjetin e tij kishte kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia për në Kosovë.

I njëjti është intervistuar nga policia dhe për rastin është njoftuar edhe prokuroria e shtetit.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari shtetasi rus është dërguar në mbajtje.